Nisëm e re e qeverisë, Erion Veliaj: Do të hapim kabinete të reja dentare falas në të gjithë shkollat e Tiranës

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj dhe ministrja Ogerta Manasterliu kanë vizituar këtë të premte në një nga shkollat në zonë e “Vasil Shantos”për të njoftuar nismën më të re të qeverisë.

Veliaj njoftoi se në të gjithë shkollat e Tiranës do të hapen kabinete të reja dentare, nismë kjo e cila do të ofrohet falas për të gjithë fëmijët të cilës i përkasin grupmoshës  6-14 vjeç.

“Jemi këtu të ndihmojmë familjen. Fëmijët do të bëjnë falas kontrollin e syve dhe të dhmbëve. Është një lehtësi e madhe për të gjithë familjen, ndaj dhe ne po përpiqemi t’ja heqim barën. Fëmijët ta marrin seriozisht këtë nisëm dhe mos ta marrin me frikë”, tha Veliaj.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *