Ish-kryeministri Sali Berisha ka risjellë në vëmendje edhe njëherë kërkesën e presidentit Zelensky, që Shqipëria të ndalojë hyrjen e turistëve rusë.
Berisha ngriti pyetjen pse vrasës e përdhunues duhet të pushojnë në brigjet e Shqipërisë, duke e quajtur një akt të papërgjegjshëm.
“Ai pati vetëm një kërkesë. Nuk kërkoi nga Shqipëria aeroplanë, tanke, raketa, as municione. Ai kërkoi vetëm një gjë: Mos lejimin e turistëve rusë që të vijnë në brigjet tona. Edi Rama flakë për flakë, në mënyrën më të pacipë, më amorale, iu përgjigj se kjo nuk do të ndodhë. Pse duhet vrasësit dhe përdhunuesit rusë të shpalohen në brigjet tona? Kush e ka këtë moral veç Edi Ramës? Pse u dashka Shqipëria të ngjasojë me Serbinë në qëndrimet e saj ndaj Rusisë. Çfarë detyrimi kemi ne të pranojmë vrasës, përdhunues, plaçkitës rusë të vijnë të shpalohen në brigjet tona? Ky është akt i pa përgjegjshëm.
Cila është arsyeja? Po Shqipëria mund të krijojë lehtësirat për rehabilitim të të plagosurve në Ukrainë”, tha Berisha.