Një aksident ka ndodhur në Këlcyrë ku një 30-vjeçar ka përplasur një të mitur dhe është larguar nga vendi ngjarjes.
Pak orë më vonë pas aksidentit ai është vënë në pranga, po ashtu edhe vëllëai i tij dhe është proceduar e ëma, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë gjatë kryerjes së detyrës.
Njoftimi i policisë:
DVP Gjirokastër
Aksidentoi me automjet një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.
Shërbimet e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 30 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Gur, Këlcyrë, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, aksidentoi një shtetas të mitur dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të drejtuesit të mjetit dhe pas pak orësh kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij.
Gjithashtu, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë Përmet u arrestua në flagrancë shtetasi K. J. (vëllai i drejtuesit të mjetit), si dhe u procedua nëna e tyre, shtetasja A. J., për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi kanë penguar dhe kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.