Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar kërkesë e LSI-së për heqjen e karantinës dy-javore për emigrantët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, vendim ky i marrë nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Gjykata Administrative pasi pa padinë e depozituar nga LSI, ka shpallur moskempetencë duke lënë në fuqi vendimin e Komitetit. Sipas Administratives, ky vendim nuk është në kompetencat e saj.
Avokati i Popullit dhe Presidenti Ilir Meta kanë reaguar për vendimin e Komitetit, duke e quajtur atë një veprim të paligjshëm për të penguar emigrantët të votojnë. Ata kanë kërkuar që ai të shfuqizohet.
Padia e LSI i kaloi për shqyrtim Kolegjit Zgjedhor, dhe përmes shortit është zgjedhur dhe kreu i trupës gjykuese për këtë padi. Gjyqtari që shqyrtoi ankimimin e LSI ishte Ardian Dvorani. Sot, Apeli i Gjykatës Administrative ka rrëzuar kërkesën e LSI duke lënë në fuqi vendimin e Komitetit. Të gjithë emigrantët që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do bëjnë karantinë 14 ditore.