PSG ofron 120 milionë euro për sulmuesin që po çmend europën

Klubi francez PSG është duke parë përtej Kylian Mbappe, i cili është në kontakte me Realin prej kohësh, drejtuesit e klubit kanë hedhur vështrimin tek ylli i ardhshëm, Darwin Nunez urugajani që luan me Benfikën. Plot 120 milion euro ofron Al Khelaifi për të lënë të lirë sulmuesin nga ekipi portugez.

I transferuar një sezon më parë nga Almeria për 26 milionë euro, 23-vjeçari ka shënuar 26 gola në 28 ndeshje dhe forma e tij fantastike ka rënë në sy aq sa shumë klube europiane janë vënë në radhë për sulmuesin e Benfika-s.

Nunez është rritur në radhët e skuadrës më të lavdishme të Uruguajit, Penarol. Oferta e francezëve është e parrezistueshme pasi edhe lojtarit i ka premtuar miliona euro dhe një kontratë tafatgjatë për një projekti që parashikon fitoren me çdo kusht të Champions League.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *