Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat bëri një paralajmërim të fortë, ku ka pohuar se Serbia po përgatitet për gjenocide të tjera.
Berisha tha se do të kërkojë që dosja e Vucic të përgatitet për në Hagë.
“Njeriu që mbështet më shumë Vuçiç është Rama. Kur takohet me udhëheqës të huaj i thonë, e shohin me habi si ky e mbron Vuçiçin. Ky hiqet sikur është padron i Vuçiçit. Po bëj gjithçka që Serbia të paditet për gjenocid. Serbia po përgatitet për gjenocide të reja dhe ne nuk do të ulim kokën. Nëse do të ndërmarrë aventura do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.