Kryeministri, Edi Rama është takuar këtë të premte me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se të dyja palët kanë diskutuar në lidhje me sektorin energjitik dhe se janë në harmonizim të burimeve.
Postimi i Plotë:
“Me ministrin grek të Energjisë dhe Mjedisit, Kostas Skrekas, diskutuam gjerësisht për planet shumë konkrete të bashkëpunimit në sektorin energjetik, rritjen e sigurisë energjetike të dy vendeve përmes një harmonizimi të burimeve tona në këtë drejtim, duke përfituar reciprokisht nga njëri-tjetri.”