Çifti merr në shtëpi këlyshin e braktisur, por papritur kuptojnë që nuk është qen (Foto)

Një familje ka marrë një “këlysh” të adhurueshëm rruge në shtëpinë e tyre, por më vonë e kanë kuptuar, pasi bebja rezultoi të ishte një kojotë, gjysmë-ukju i egër amerikan.

Familja amerikane e painformuar ka menduar se po bënin diçka të mirë kur morën në shtëpi këlyshin e vogël para se ta kuptonin si ishte puna dhe ta dërgonin kafshën në qendrën lokale të botës së egër.

Qendra e botës së egër në Masachussetes njoftoi për zhvillimin në një postim në Facebook duke thënë se kojota lindore ishte ndarë nga tufa e tij.

“Kafsha aksidentalisht ishte dërguar me një familje vendase pasi e kishin identifikuar gabimisht si një qen të humbur”, thuhej në deklaratë.

Dhjetra ndjekës të botës së egër në Facebook pranonin se ishte një keqkuptim, teksa një prej tyre tha: “Edhe unë mund ta kisha ngatërruar me një këlysh qeni. Është shumë i dashur.”

Ndërsa të tjera tregonin për eksperiencat e gjetjes së kojotave.

Një grua tha se kishte shpëtuar një grup kojotash të sapolindura, por paralajmëroi se ato u bënë shpejt agresive.

Një tjetër argumentonte se kojotat nuk bëhen kurrë “agresive dhe as tekanjoze” por tha se kishin jetuar me familjen e tij për 16 vjet.

Ekspertët thonë se këto kafshë mund të ekspozohen shpejt ndaj sëmundjes së tërbimit prandaj duhet të marrin vaksinat përkatëse.

Qendra e kafshëve tha se në këtë rast “fundi i ishte i lumtur” me këlyshin e kojotës, por në raste të tjera mund të kishte përfunduar edhe më keq.

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *