“Kryebashkiakët janë kapur me shkelje!” / Kreu i Antikorrupsionit: 21 raste janë çuar në SPAK

Kreu i Njësisë Antikorrupsion, Gjergj Prabibaj ka dhënë sot detaje në lidhje me shkeljet që janë bërë në Hipoteka, për mungesën e faqeve pasi janë grisur dhe paralajmërimet e kryeministrit Edi Rama për kryebashkiakët, të cilët do të vëndosen në lipën e SPAK.

Prabibaj u shpreh në një intervistë për Report Tv se institucioni me më shumë shkelje është hipoteka sdhe zbuloi se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja do të bëjë publike skemën ë manupulimit me pronat.

“Për numrin më të lartë të ankesave renditet Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Për të vijnë më shumë ankesa për veprime dhe mosveprime. Probleme ka në çdo ASHK. Kemi probleme që në pamje të parë pjesa e vonesave duket proceduriale, por ndërkohë është një indikator i drejtpërdrejtë që çon në korrupsion. Një pjesë e praktikave trajtohen brenda ditës dhe një pjesë tjetër kërkon edhe muaj jashtë afatit. Për raste konkrete, nuk mund të komunikoj për dosje në hetim. Shumë shpejt do të ketë dalje publike nga ministri i drejtësisë për disa raste me kallëzime penale, masa administrative etj në disa institucione. Kryesisht janë të përqendruara tek ASHK por jo vetëm”, tha Prabibaj.
Për skandalin në Kadastrën e Durrësit, ku vetëm 15 % e dosjeve janë pa probleme, ndërsa pjesa tjetër e regjistrave kanë rezultuar me faqe që mungojnë, Prabibaj shpjegoi se situatë e ngjashme është edhe në drejtori të tjera.

“Problemet me ASHK janë të shtrira në kohë. Çështja e përgjegjësisë menaxheriale është se nuk janë evidentuar dhe në këtë formë bëhet e vështirë koha se kur është grisur regjistri. Pra nuk kemi një procesverbal ose udhëzim apo urdhër nga drejtoria e përgjithshme për verifikimin e të gjithë regjistrave. Të paktën në një rast që do bëhet publik kemi konstatuar grisjen e regjistrit”, tha Prabibaj.

Për paralajmërimin e Ramës se njësia Antikorrupsion do të dorëzojë shumë shpejt kallëzime penale në SPAK për kryetarë bashkie, Gjergj Prabibaj u shpreh se nuk mund të flasë me emra për shkak të sekretit hetimor. Ndër të tjera shtoi se 21 raste janë çuar në SPAK.

“Rrjeti i Koordinatorëve kundër Korrupsionit bashkëpunon me njësitë e pushtetit vendor, mbledh informacion, heton dhe verifikon raste. Ne kemi kërkuar informacione jo vetëm me veprimtarinë e bashkive por edhe institucioneve të tjera nga të gjitha bashkitë e vendit. Sa i përket deklaratave të kryeministrit, nuk mund të shprehem”, tha Prabibaj.

Për aksesin te bluzat e bardha, kreu i Antikorrupsionit u shpreh se do të kenë koordinator pranë çdo spitali rajonal.

“Rrjeti Kombëtar i Koordinatorit kundër korrupsionit e shtrin funksionin e saj në 44 institucione në nivel qendror dhe në disa drejtori rajonale. Në total 78 institucione. Me autorizim ose indicie direkte mund të shtrihet dhe pranë institucioneve të tjera. Për bluzat e bardha, është parashikuar që do të kemi koordinator pranë çdo spitali rajonal”, përfundoi Prabibaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *