Ndryshon sërish vettingu në polici, në “sitë” vetëm drejtuesit e rangjeve të larta

Qeveria është tërhequr për herë të dytë nga vetingunë lidhje me punonjësit e Policisë së Shtetit, kjo sepse Ministria e Brendshme, ka hedhur për konsultim publik draftin me një sërë ndryshimesh në këtë proces.

Ligji fillestar parashikonte kalimin në sitë të rreth 12 mijë efektivëve të policisë, gardës dhe SHÇBA-së. I hartuar fillimisht në kohën e ministrit Fatmir Xhafaj, pësoi ndryshime nga pasardhësi i tij Sandër Lleshaj. Në draftin e hedhur së fundi për diskutim njoftohet se në procesin e rivlerësimit do të përfshihen vetëm drejtuesit e rangjeve të larta dhe efektivët me risk të lartë korrupsioni.

Ndryshimet e reja shkrijnë zyrtarisht Komisionin e Jashtëm të Vlerësimit dhe përcaktojnë se procesi i vetingut për drejtuesit e lartë të Policisë do ta realizohet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Sakaq, ky draft parashikon që në “lupë” të kalojnë edhe strukturat e Gardës së Republikës, si dhe anëtarët e trupave të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, të cilët më pas do të kryejnë vetingun për efektivat e tjerë.

Qeveria argumenton se nevoja për këto ndryshime në ligj vjen si pasojë  e mospërmbushjes në kohë të procesit për shkak të numrit të lartë të punonjësve që duhet të kalojnë në sitë dhe mospërcaktimin e një kufiri për hetimin e pasurive.

Vettingu në polici ka nisur prej vitit 2019, por ky i fundit ka dështuar për shkak se nuk u realizua në afat. Nga moment i nisjes së këtij procesi deri tani, Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit e ka finalizuar vetingun vetëm për 63 efektiva të policies.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *