Dyshime se kush e pengoi votimin e rezolutës kundër genocidit serb në Sebrenicë tashmë u vërtetuan sepse vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka thënë kohë më parë në një deklaratë: Rezoluta të tilla do të vazhdojnë. Ne mund t’i shmangim ato në disa parlamente, falë marrëdhënieve miqësore, por disa do të vazhdojnë me abuzimin politik të serbëve”, u tha Vuçiç gazetarëve gjatë një vizite në një spital të Beogradit korrikun e shkuar.
Por le të rikthehemi në Shqipëri, Edi Rama i gjetur ngushtë në këtë situatë u justifikua se me me non gratat dhe letrat e katranit.
Rreth nesh
Parlamenti Kosovar dhe ai i Malit të zi vendosën të dënojnë genosidin serb në Sebrenicë. Në 17 qershor 2021, Parlamenti i Malit të Zi miratoi një rezolutë që ndalon mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, ndërsa korrikun e vjetshëm parlamenti i Kosovës votoi një rezolutë kundër asaj që Mlladiç dhe Karaxhiç bënë në 1995 duke shfarosur 8 mijë burra dhe adoleshentë muslimanë.
Në fakt ky votim i shumicës socialiste në parlament nuk e bën Shqipërinë vetëm pjesë të botës serbe, por ai krijon një hendek të thellë ndarës edhe me Kosovën që ka mbajtur një qëndrim krejt tjetër.