Ish-kryeministri Sali Berisha ka nisur fushatën e tij për kreun e PD në qytetin e Elbasanit.
Gjatë fjalës së tij Berisha tha se të gjithë së bashku duhet të punojmë që Shqipëria të mos pakësohet ashtu sic ka ndodhur deri më tani.
“Shpreh kënaqësinë e madhe që jam sot këtu te ju në një grup të rinjsh të cilët më së shumti simbolizojnë atë që duhet të jemi ne nesër dhe në të ardhmen tonë. Atë që synon PD që Shqipërinë ta bëjmë siç i kanë ëndrrat këta të rinj të shkolluar që punojnë për vendin.
Unë kam ardhur sot para jush pas një turi të gjatë disa mujor. Kemi diskutuar bashkë probleme të shumta. Ne së bashku e dimë diagnozën. I njohim problemet. Gjithnjë kam menduar dhe mendoj nga t’ia nisim për të ndryshuar këtë shoqëri dhe këtë vend. Çfarë duhet të bëjmë për të realizuar qëllime që vendi të mos pakësohet kështu si po pakësohet. Dhe të mos poshtërohet kështu si po poshtërohet. Vij tek ju me bindjen se ne duhet ta nisim nga dashuria për këtë vend dhe këta njerëz”, deklaroi Berisha.