Presidenti i Bayern Munich “kyç” Lewandowskin, Barcelona nuk heq dorë

Super sulmuesi polak, Robert Lewandowski mund të jetë e detyruar të luajë edhe për një sezon me Bayern Munich përkundër dëshirës së tij për t’u larguar gjatë merkatos së kësaj vere.

Herbert Hainer, presidenti i Bayerni deklaroi i prerë ditën e sotme se Leva nuk do të largohet nga skuadra dhe se do përmbyshë kontratën e tij e cila skadon në verën e 2023.

“Robert Lewandowski ka kontratë me Bayernin deri në qershor 2023 dhe ai do ta përmbushë atë”, – tha Hainer ai për “BILD”.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, i specializuar në tregun e futbollistëve, Bayerni i ka komunikuar vendimin për të respektuar deri në fund kontratën menaxherit të Lewandowskit, Pini Zahavi, por pavarësisht kësaj, Barcelona nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Lewandowski dhe do të provojë sërish gjatë javëve të ardhshme.

Lewandowski ka një marrëveshje deri në vitin 2023 me palën gjermane, por qëllimi i tij ishte të largohej në verë duke kërkuar një kontratë afatgjatë diku tjetër. Barcelona është skuadra që tregoi më shumë interes për të dhe nuk do të dorëzohet as tani. Këtë vit, sulmuesi polak shënoi 49 gola në 45 ndeshje në të gjitha garat dhe sapo fitoi titullin e Bundesligës për të tetin vit radhazi me Bayernin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *