Pasditen e djeshme ka ndërrouar jetë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Twitter, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh ngushëllimi.
Rama shkruan se është i pikëlluar thëll për vdekjen e tij dhe Lartësia e tij ishte një burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin.
Më pas Rama ka uruar edhe Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe.
Reagimi i Ramës:
I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe. Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin e tij, udhëheqjen e tij dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij gjatë gjithë rrugës