Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së ka komentuar sot procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit nga plazhi.
Nga Semani, ku u bë çelja e sezonit turistik, Balla u shpreh se presidenti i ri duhet të jetë e kundërta e Ilir Metës.
“Në 24 korrik, presidenti ose presidentja e re që do të bëj të bëj jetë në zyrë. Kuvendi i Shqipërisë po merr kohën e duhur sipas afateve kushtetuese për të zgjedhur presidentin ose presidentin e republikës. Ajo që ka thënë që në ditën e parë është që nuk duam të kemi një kryetar shteti i cili të plotësoj atë që thotë kushtetuta, të jetë një person i gjithëpranuar dhe të tërheqi sa të ketë mundësi dëmin e madh që i ka klientët e presidentit. presidenti në largim. Kandidati që do të marrë të gjitha këto votave duhet të jetë një ndryshim nga Ilir Meta‘, tha Balla.
Konferenca e Kryetarëve vetëm me votat e socialistëve pasi Opozita bojkotoi, ka caktuar 15 majin, orën 16:00 si afatin e fundit për të dorëzuar propozimet zyrtare të deputetëve. Më datë 16 maj në orën 10:00 pritet mbledhja e Komisionit të Ligjeve për kandidaturat. Në të njëjtën datë, në orën 17:00 pritet të zhvillohet raundi i parë i votimit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës.