Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë ku një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Shoferi me iniciale N.S 62-vjeç ka aksidentuar këmbësorin 45-vjeçar në orët e para të mëngjesit.
Policia e Kavajës ka bërë të munduar arrestimin e shoferit.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. S., 62 vjeç, pasi ditën e sotme, në orën 01:50, duke drejtuar mjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas rreth 45 vjeç, ende të paidentifikuar.