EMRI/ Ngacmoi seksualisht të miturën dhe kreu veprime të turpshme, shpallet në kërkim 47-vjeçari

Policia e Devollit ka shpallur në kërkim 47-vjeçarin Ardian Barollin, i cili u demaskua nga emisioni “Piranjat” si pedofil, pasi kërkonte marrëdhënie me një vajzë të mitur 14-vjeçare.

Policia bën me dije se ai akuzohet për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmim seksual”.

Njoftimi i policisë:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe bënë shpalljen në kërkim për veprat penale “Vepra të turpshme” dhe “Ngacmimi seksual”, të shtetasit A. B., 47 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll.

Procedimi ndaj këtij shtetasi filloi pas transmetimit të pamjeve filmike të publikuara në emisionin “Piranjat” në ABC Neës Albania, si pasojë e të cilave dyshohet se 47-vjeçari ka ngacmuar seksualisht një shtetase dhe ka kryer vepra të turpshme ndaj saj. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tij”, njofton policia.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *