Një muaj pas arrestimit të shokut të saj, policia ka arritur të vërë në pranga edhe shtetasen D.T, 24-vjeçe banuese në Pogradec.
A arrestuara bashkë me shokun e saj të ngushtë akuzohen për veprën penale “Prodhim dhe shitja narkotikëve”.
Të dy personat janë kapur nga policia teksa shisnin kokainë në rrugët e qytetit të Pogradecit.
Njoftimi i policisë:
“Në vijim të operacionit antidrogë, të koduar “Mesnata”, të finalizuar më datë 10.04.2022, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë 1 shtetas dhe u sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, gati për shitje, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetases D. T., 24 vjeçe, banuese në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim“, njofton policia.