Ish-kryeministri Sali Berisha pasditen e sotme është ndalur në Fier në kuadër të fushatës për kreun e Partisë Demokratike.
Berisha këtë mbledhje e ka nisur me akuza ndaj ish-kryetarit Lulzim Basha duke thënë se ai merrte vendime autokratë, ndërsa mbështetësit e tij Berisha i cilëson si “luftëtarë” të një beteje për legjitimitetin.
“Basha mori vendime autokratike. Vendim në aparencë që nuk i marrin edhe partitë Marksist-Leniniste. Ngritja juaj në këmbë ishte një betejë kundër autokracisë. Mes legjitimes dhe jo legjitimes.” tha Berisha.
Berisha nga Fieri pati një kërkesë për demokratët duke thënë se për çdo dyshim që kanë për votën duhet të tregojnë zero tolerancë.