Meta nuk përmbahet: Vëllai juaj kandidat për deputet. Nuk jeni në konflikt interesi?

Në një tjetër konferencë të jashtëzakonshme për mediat, Kreu i Shtetit, Ilir Meta, i është drejtuar me një sërë pyetjesh drejtuesit të Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi.

Presidenti Ilir Meta i mëshon fort faktit në zbardhjen e ngjarjes së Elbasanit, kur nga përplasja me armë u vra 1 person dhe u plagosën 4 të tjerë. Meta i ka drejtuar 5 pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazit.

Pyetjet Meta, për Prokurorinë e Elbasanit i ka ngritur pasi ai bën përgjegjës SPAK dhe këtë Prokurori, për neglizhimin e një kallëzimi për krime zgjedhore të bërë nga Partia Demokratike për krime zgjedhore.

  1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill?
    2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije, parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan?
    3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
    4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
    5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *