Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e ka shpallur datën 15 Maj, si Ditën Ndërkombëtare të Familjes, në mënyrë që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet dhe çështjet e familjes dhe për të ndihmuar që këto çështje të fitojnë rol të rëndësishëm në politikat e shteteve anëtare.
Në këtë ditë në gjithë botën organizohen aktivitete në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim tregimin e probleme të ndryshme të rëndësishme për familjen dhe proceset shoqërore, ekonomike dhe demografike që prekin familjet.
Qëllimi i shënimit të ditës ndërkombëtare të familjes është që të promovojë familjen dhe vlerat e saj, nxitjen e barazisë midis grave dhe burrave në familje, mbrojtjen e familjes si njësi bazë e shoqërisë dhe për të ndihmuar familjet për të përmbushur përgjegjësinë e tyre për komunitetin. Çdo vit, Kombet e Bashkuara i përcaktojnë temat që do të shënojnë këtë ditë.
Sakaq, sipas organizates Ndërkombëtare World Vision, “një pjesë e madhe e dhunës që përjetojnë fëmijët në Shqipëri ndodh aty ku ata duhet të ndihen më të sigurt se kudo: në familje”.