Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, pasi një shtetase 47-vjeçare është vetëvarur.
Mësohet se 47-vjeçarja është gjetur brenda banesës nga babai i saj.
Njoftimi i Policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 15.05.2022, rreth orës 06:20, në fshatin Selenicë, brenda në banesë, është gjetur nga babai i saj, e vetëvarur shtetasja A. H., 47 vjeçe.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.