Atentati me armë ndaj makinës ku udhëtonin dy të rinjtë në Lezhë, shoqërohen në komisariat disa persona

Policia e Lezhës është duke punuar për arrestimin e autorëve të atentatit ditën e djeshme ndaj një makine luksoze ku udhëtonin dy të rinj.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë.

Burime për median bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar, qëlluan me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit, udhëtonin shtetasit Blerim Preçi dhe Klisman Preçi.

Mësohet se policia ka ushtruar kontrolle gjatë natës për të kapur atentatorët që sulmuan me armë makinën e 28-vjeçarit, Blerim Preçi.

Po ashtu disa persona që janë shoqëruar për ngjarjen. Deri më tani nuk dihen motivet se për çfarë mund të ketë ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *