Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në mitingje në të gjithë SHBA-në në mbështetje të të drejtave të abortit.
Kjo pasi, Gjykata e Lartë e SHBA është gati të rrëzojë Roe vs Ëade, një vendim i vitit 1973 që legalizoi abortin në mbarë vendin.
Në Nju Jork, protestuesit kaluan nëpër Urën e Bruklinit duke brohoritur parulla pro-zgjedhjes, ndërsa në Uashington DC, demonstruesit marshuan drejt Gjykatës së Lartë.
Mitingje u mbajtën gjithashtu në qytete të tjera të mëdha amerikane si Los Angeles, Boston dhe Atlanta.
Ndërkohë që gjykata pritej të shpallte opinionin në fjalë për abortin në fillim të korrikut, dokumenti i rrjedhur në shtyp pati jehonë të gjerë në mediat amerikane.
Ndërsa thuhet se kjo është hera e parë në historinë e gjykatës që një vendim kaq i rëndësishëm del në shtyp, nëse ndodh, Gjykata e Lartë e SHBA-së do të ketë ndryshuar mendimin e saj për një nga çështjet më të mëdha përçarëse mes republikanëve dhe demokratëve në vend.
Mediat amerikane theksojnë se një vendim që do të shpallë Gjykata e Lartë në këtë drejtim do të ketë efekt tërmeti në vend dhe ndarja politike do të rritet edhe më shumë.