Një person ka shkuar i plagosur ditën e sotme në spitalin e Sarandës.
Ky i fundit është paraqitur rreth orës 02.30 me plage në qafe, ku dyshohet se është goditur me thikë ose kaçavidë. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit te quajtur “Plazhi Ri”.
Mësohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ku pas mjekimit në spital ai është larguar.Ende nuk behët i ditur emri i të plagosurit, ndërsa nuk dihet shkaku i plagosjes
Policia ka nisur hetimin për ngjarjen.