Shkoi i plagosur në spital, zbardhet ngjarja në Sarandë, 38-vjeçari konflikt me një person (Emri)

Është zbardhur ngjarja në Sarandë, ku një 38-vjeçar shkoi i plagosur në spital.

Burime për median bëjnë me dije se Erlind Rumani ishte paraqitur në spital gjatë natës me plagë thike në qafë.

Sakaq, policia pohon se 38-vjeçari ishte konfliktuar me një person, për të cilin po punohet për ta identifikuar dhe më pas arrestuar.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 15.05.2022, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës shtetasi E. R., 38 vjeç, banues në lagjen Nr. 2 Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me një shtetas tjetër.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e personit të përfshirë në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *