“Gjykata nuk jep vendimin”/ PD paralajmëron kallëzim penal: Organet drejtuese i zgjidhim vetë, nuk na dikton…

Drejtoresha e komunikimit, Floriana Garo ka mbajtur një deklaratë për mediat në lidhje me porcesin e presidentit, ky i penguar nga gjykata.

Garo tha se PD i bën thirrje dejtuesve të gjykatës të Tiranës të mos bëhën pjesë e një skenari të paligjshëm, pasi në të kundërt selia do të paraqesë kallëzim penal.

“Prej më shumë se dy javësh gjykata nuk jep përgjigje dhe po bëhet pengesë. Arsyeja e vetme është që dosja të degdiset në gjykatën e Apelit. PD i bën thirrje drejtuesve të gjykatës Tiranë të mos bëhën pjesë e këtij skenari të paligjhshëm. PD paralajmëron se do të paraqesë kallëzim penal. Organet drejtuese të PD-ë i zgjdhin vetë demokratët dhe nuk mund t’i diktojë askush”, tha ajo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *