Tiranë/ Hyn për të vjedhur vilën me picë në dorë, grabitësi kapet nga pronari e bëhet për spital (Emri)

Tedi Neziri, është hajduti serial i apartamenteve në tentativë për të grabitur një banesë, është kapur nga pronari i vilës luksoze që ndodhet në afërsi të “Kopshtit Botanik” dhe për pasojë vetë agresori, ka mbetur i dëmtuar rëndë nga dhunimi fizik që i është bërë brenda në shtëpi.

Burime për median bëjnë me dije se prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Nezirit, për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” dhe se ndaj tij gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, pavarësisht se avokati i Nezirit, Detar Hysi, tha se klienti vijon të marë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.

Por paralelisht me këtë situatë, hetim prokuroria mësohet të ketë nisur edhe për pronarin e shtëpisë Bekim Bulica dhe 4 shokët e tij, që e kanë keqtrajtuar rëndë hajdutin Tedi Neziri. Ai është paraqitur si person që shiste pica, pasi teksa i është afruar derës kryesore të shtëpisë Neziri mbante në dorë një picë. 39-vjeçari i ka rënë ziles së banesës por askush nuk i është përgjigjur.

Bëhet me dije se Tedi Neziri, ka pasur dhe përdorur armë të ftohta, thika, me të cilat ka goditur dhe dëmtuar Bekim Bulica dhe Olsi Mataj, duke i shkaktuar dëmtime këtyre dy personave.

Pas përleshjes, Neziri, ka dëmtuar vetë veten e tij.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *