Ministeriali i Berlinit, reagon Xhaçka: NATO të hapë dyert për Kosovën!

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka qenë pjesë e takimit jo zyrtar dy ditor të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Jashtëm, mbajtur në Berlin këtë fundjavë. Takimi, i cili i paraprin samitit të NATO, në fund të muajit qershor në Madrid (Spanjë), u fokusua tek Ukraina, pasojat e agresionit rus mbi sigurinë e aleancës, anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë si dhe konceptin strategjik i NATO.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Xhaçka thekson mbështetjen për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë, për të cilat Shqipëria po merr masa që së shpejti të nisin procedurat përkatëse.

“Të gjithë do të bëjmë gjithcka mundemi t’i japim Rusisë mesazhin e aleancës së bashkuar”, tha ajo.

Për ministren, NATO duhet të vijojë politikën e dyerve të hapura për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën e cila ndan të njëjtat vlera, si një kontribut i sigurisë së Evropës në tërësi.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *