Edhe një javë nga 22 maji, ku do të mbahen takimet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Ibsen Elezi vijojnë turin e takimeve me demokratët.
Mësohet se ditën e nesërme Berisha do të ketë me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës ndërsa Elezi në Berat dhe Divjakë.
Njoftimi:
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se turi i takimeve të kandidatëve për Kryetar të PD vijon:
E hënë, datë 16 maj 2022
Ora 17.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës
Ora 18.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në degët e qarkut Berat
Ora 20.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lushnjë, Divjakë
Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.
Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin në datën 22 maj 2022.