Një tjetër aksident i rëndë, motori përplaset me shtyllën në aksin Lezhë-Shënkoll, ndërron jetë polici 40-vjeçar

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në vend. Bëhet e ditur se një motor ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Shënkoll dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë.

Për fat të keq ka ndërruar jetë një 40-vjeçar,me detyrë polic në burgun e Shënkollit. Policia ndërkohë është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *