Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në vend. Bëhet e ditur se një motor ka dalë nga rruga në aksin Lezhë-Shënkoll dhe si pasojë është përplasur me një shtyllë.
Për fat të keq ka ndërruar jetë një 40-vjeçar,me detyrë polic në burgun e Shënkollit. Policia ndërkohë është nisur drejt vendngjarjes për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.