Dybala nëpërmjet një postimi në Instagram i jep lamtumirën Juves: Nuk do ju harroj kurrë, fati na vendosi në rrugë të ndryshme

Paolo Dybala do të largohet nga Juventusi merkaton e ardhshme. Mbas 7 vitesh në ekipin e Torino, sulmuesi ka dëshirë të nisë një aventurë të re. Argjentinasi ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ka zgjedhur të falenderojë tifozët dhe gjithë klubin para takimit të fundit.

Dybala erdhi tek Juvemtus në vitin 2015, nga Palermo.

Letra:

Është e vështirë për të gjetur fjalët që t’ju përshëndes, pasi ka kaq shumë vite, kaq shumë emocione, të gjitha së bashku… Mendova se do të ishim bashkë edhe për më shumë vite, por fati na vendos në rrugë të ndryshme.

Nuk do të harrojë kurrë gjithçka që më keni bërë të përjetoj, çdo ndeshje, çdo gol. Me ju u rrita, mësova, jetova dhe ëndërrova. Kanë qenë 7 vite magjike, 12 trofe, 115 gola që askush nuk do të t’i heqë, kurrë.Faleminderit që më keni mbështetur në momente të vështira. Faleminderit atyre që kë manë shoqëruar ndër vite, nga i pari, tek i fundit, nga tifozët te njerëzit që punojnë në klub, të gjithë, trajnerë dhe shokë skuadre, punonjës dhe drejtues.

Veshja e kësaj fanelle të rëndësishme së bashku me shiritin e kapitenit ka qenë një nga krenaritë më të mëdha të jetës sime, që shpresoj t’ua tregoj fëmijëve dhe nipërve një ditë,

Nesër do të jetë ndeshja ime e fundit me këtë fanellë, është e vështirë të imagjinohet, por do të jetë përshëndetja jonë e fundit. Nuk do të jetë e lehtë, por do të futem në fushë me buzëqeshje dhe kokën lart, duke e ditur që kam dhënë gjithçka për ty”

 

 

 

 

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *