Surpriza pak orë para zgjedhjeve/12 komisionerë të LSI-së braktisin detyrën, kalojnë tek PS-ja

Teksa pak orë na ndajnë nga startimi i zgjedhjeve të 25 prillit, aq shumë të zhurmshëm dhe po me kaq incidente, një tjetër lëvizje ka lënë në ‘baltë’ LSI-në. 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur detyrën, ndërsa nuk kanë humbur kohë dhe kanë kaluar tek Partia Socialiste.

Burime pranë KZAZ-së në Devoll bëjnë me dije për ‘A2’ se 12 komisionerë të LSI-së kanë braktisur këtë detyrë, pak orë para procesit zgjedhor. Në lidhje me këtë akt, ata kanë paraqitur kërkesa me shkrim, ku shprehen se për arsye familjare nuk mund të vijonin të ishin konisionerë në procesin zgjedhor.

Sakaq, zëvendësimi i tyre nuk është aspak i thjeshtë, pasi duhet që të trajnohen në kohë reale, për të qënë të pranishëm nësër në zgjedhje. Burime pranë Partisë Socialiste pretendojnë se kanë kaluar në këtë parti, por jo si komisionerë.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka treguar se në 25 prill do të jetë në terren së bashku me 24 ekipe të Ambasadës së SHBA, për të monitoruar procesin e votimit. Nga ana tjetër, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar se është gati të drejtohet në mbarë Shqipërinë, për të zhvilluar nesër misionin e saj të vëzhgimit të zgjedhjeve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *