Një 19-vjeçare është arrestuar ditën e djeshme,pasi dyshohet se ka tentuar t’i jap substanca narkotike një të burgosuri që po vuante dënimin në burgun e Dubravës, Kosovë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, kur e dyshuara A.Z., kishte shkuar për vizitë te i burgosuri I.B., 32-vjeçar dhe tentoi ta “furnizojë” me narkotikë.
Sakaq, plani i të vajzës ka dështuar sepse ajo u kap nga oficerët korrektues, të cilët ishin duke e vëzhguar sallën e vizitave, përmes kamerave të sigurisë.
Burime për median bëjnë me dije se për 19-vjeçaren është nxjerrë urdhër- arresti për 48 orë, në lidhje me veprën penale “Posedim i paautorizuar e narkotikëve, Substancave psikotrope ose analoge”.