“Tërbohet” i riu, sulmon familjarët e ish të dashurës

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi ka sulmuar fizikisht familjarët e ish të dashurës së tij.

Mësohet se rasti ka ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 08:30.

Sakaq, shkak për këtë të fundit mësohet të jetë një mosmarrëveshje me vajzën e familjarve, me të cilën kishte qenë në një lidhje dashurie.

Njoftimi i Policisë:

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshje me viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të më hershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj” thuhet nëë raportin policor.

I dyshuari, pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *