Asnjë emër për president, Alibeaj: Ky është dështim! Procesi farsë, një orë e më parë…

Dështimin e seancës së parë për zgjedhjen e presidentit të vendit, ka sjellë debate të forta mes politiknëve këtë të hënë.

Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj fajin ja ka lënë mazhorancës, për të cilën tha se qëndron mbi supet e saj. Procesi sipas Alibeajt është farsë dhe hipokrit.

“Nga ana jonë i është bërë me dije mazhorancës që ky proces do të duhet të përmbushë dhe të ketë disa kritere në mënyrë që ty japë shqiptarëve njeriun e popullit dhe që përfaqëson unitetin e popullit. Para se të arrihet në një produkt të tillë ne si parlament kemi ca detyrime dhe detyrimi i parë është ai i një procesi të sinqertë. Duhet një president i gjithëpranuar. Ky proces duhet të zhvillohet në bazë konsensuale. Opozita duhet të ketë një rol substancial, pasi mazhoranca nuk ka numrit të vazhdojë e patrazuar për zgjedhjen e njëanshme të presidentit.

Tre raundet e para të jenë të tilla. Jeni ju për zgjedhjen e presidentit sipas frymës së kushtetutës. Por që të tregojë që po keni dëshirën për ti dhënë shqiptarëve qytetarin e parë. Ky dështim i këtij raundi të parë, ky dështim qëndron mbi supet tuaja. Një orë e më parë duhet të mbani një qëndrim. Procesi ka qenë farsë, jo i sinqertë dhe hipokrit”, tha Alibeaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *