Raste të reja infektimesh me Covid në Korenë e Veriut, ja sa raste janë regjistruar deri më tani

Lideri i Koresë Veriore, Kim Jong-un, ka kritikuar zyrtarët shëndetësorë dhe ka urdhëruar ushtrinë që të ndihmojë në shpërndarje të ilaçeve, teksa një valë e infektimeve me koronavirus është duke u zgjeruar në këtë shtet.
Më shumë se një milion njerëz tashmë janë sëmurë nga ajo që Pheniani e quan “temperaturë”, ka thënë media shtetërore.
Rreth 50 njerëz kanë vdekur, mirëpo ende nuk dihet numri i atyre që dyshohet se kanë rezultuar pozitivë në koronavirus.

Koreja Veriore ka kapacitete të kufizuara për testime, andaj edhe konfirmohen më pak raste.
Aktualisht në këtë shtet po zbatohet masë e izolimit kombëtar.
Disa ekspertë besojnë se virusi ka qenë prezent tash e një kohë në këtë shtet, pavarësisht se autoritetet kanë bërë të ditur rastin e parë zyrtarisht më 12 maj.
Ata besojnë se ky shtet me popullsi prej 25 milionë banorësh është i cenueshëm, pasi Koreja Veriore nuk ka dhënë vaksina kundër koronavirusit dhe ka refuzuar furnizimet me vaksina nga prodhuesit AstraZeneca dhe Sinovac.
Mënyra e vetme e Koresë Veriore për të luftuar koronavirusin ka qenë përmes mbylljes së kufijve të jashtëm prej janarit të vitit 2020.
Autoritetet verikoreane kanë vënë edhe ndalesa në importimin e disa produkteve, çka ka ndikuar në mungesa në ushqim dhe dobësim të ekonomisë. /REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *