Një rruge në lagjen Bronks të Nju Jorkut,tashmë do të mbajë emrin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Ceremonia e emërtimit ka bërë bashkë një numër të madh pjesëtarësh të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët me këngë e valle festuan për rrugën e Skënderbeut, duke e vlërësuar këtë ditë si historike.
Sakaq, pjesë e kësaj ceremonie kanë qenë edhe zyrtarë të lartë amerikanë, si udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, ligjvënësit Adriano Espalliat dhe Richie Torres si dhe kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams.
Ata shprehën vlerësimin e tyre për kontributin e vazhdueshëm të komunitetit shqiptaro-amerikan në Shtetet e Bashkuara.
Kujtojmë se jajmi u paralajmërua pak ditë më parë gjatë takimeve që kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj pati në Nju Jork gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.