Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka mbajtur nje fjalim gjatë një takimi për 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendit tonë dhe SHBA.
Balla tha se SHBA mbetet aleati ynë strategjik dhe përbëjnë themelin e politikës sonë të jashtme.
Gjithashtu Balla u shpreh se falë mbështetjes së SHBA, Shqipëria është një vend I NATO-s dhe Kosova një shtet i pavarur.
Balla: Falë mbështetjes së SHBA Shqipëria është vend i Natos dhe Kosova është shtet i pavarur, në mbështetje të Shqipërisë në integrimin europian.
Mbështetja që SHBA i kanë dhënë gjatë këtyre viteve Shqipërisë përmes agjencive, po shoqërohet me investimet amerikane në sektorët strategjik të ekonomisë shqiptare, siç ishte dhe nënshkrimi i memorandumit të Al Gazit. Numri i bizneseve amerikane është ende i vogël krahasuar me mundësitë dhe ofertën e Shqipërisë.
Për krijimin e një paqe të qëndrueshme, kemi nevojë për partner dinjitoz. Pas një shekulli SHBA mbetet aleati ynë strategjik, përbën themelin e politikës sonë të jashtme.
Pavarësisht se nga vjen president i SHBA jemi mirënjohes për mbështetjen që ka dhënë SHBA, mbështesin forcimun e demokracisë, shtetit ligjor, falenderim për amabsadorët amerikanë.