Një 33-vjeçar nga Durrësi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës se mitur. Ai është arrestuar nga efektivët e qytetit bregdetar ku njoftojnë se fillimisht kishte rrahur bashkëshorten e tij dhe më pas vajzën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.13 të qytetit.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh bënë ndalimin e shtetasit F. D., 33 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij”, njofton policia.