Deklarimi i pagës, zv.ministrja Vjero: Do merren masa, orët shtesë nuk po paguhen!

Zv. ministrja e Financave, Vasilika Vjero ka folur në lidhje me pagat gjatë muajve të fundit.

Vjero tha se në fushën e ndërtimit, ka ende persona që nuk u deklarohet paga dhe punojnë të pa siguruar. Sakaq, ajo paralajmëroi se bizneset që kryejnë shkelje të këtyre llojeve do të ndëshkohen me masa administrative.

“Kemi konstatuar se ka një mangësi në elementët e kontratave të punës, ku mungojnë specifikimet. Janë 51% të punonjësve të kontrolluar që kanë problematika. Ka shumë raste, sidomos në fushën e ndërtimit. Kemi ushtruar kontrolle në disa sektorë të rëndësishëm. Kemi vënë re shumë devijime. Në sektorin e sigurimeve një devijim për pagën. Janë evidentuar 150 punëmarrës, që përfitojnë nga bonuse të caktuara nga kompania. Kemi të bëjmë me pagesa që jepen për të kompensuar pagën e deklaruar. Në këtë sektor ka shumë për të korrektuar. Është fenomen i shtrirë. Kontrollet tona janë përqendruar edhe në kontrollin e individëve.

Nga intervistimet e para që kemi bërë me individët vërejnë, se këta individë pagën jashtë sistemit bankar. Paga e tyre është tejet e ulët, për të justifikuar në shumë raste stilin e jetesës së individëve. 52% e pozicioneve të punës me pagë minimale janë ulur. Janë vendosur shumë masa administrative. Janë bërë shumë vlerësime”, tha Vjero.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *