Xhaxhka ndan detajet e takimit me komisionerin Varhelyi: U dakortësuam që vendimi…

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, është takuar këtë të hënë me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin e KE, Oliver Varhelyi.

Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale, Xhaçka tha se është dakordësuar që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare të jetë në muajin nqershor. Ndër të thjera ajoshton se dështimi për të mbajtur konferencën e Parë në qershor, do të ndikojë negativisht besueshmërinë e BE-së në situatën e Ballkanit Perëndimor.

Postimi i Plotë:

Takim i frytshëm me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në KE, Oliver Varhelyi në margjinat e takimit të Këshillit të Punëve Jashtme me Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor. U dakordësuam që vendimi për konferencën e parë ndërqeveritare duhet të merret në qershor. Nënvizova bindjen e Shqipërisë ?? se dështimi për të mbajtur konferencën e parë këtë qeshor do të ndikojë negativisht në besueshmërinë e BE-së dhe situatën në Ballkanin Perëndimor.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *