Gjendet një predhë në plazhin e Sarandës

Një predhë është gjendur në plazhin e njohur si “Çentrali” në Sarandë. Bëhet e ditur nga policia se janë njoftuar në sallën operative se është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.

Ndërkohë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Në datë 16.05.2022, ka ardhur njoftim në sallën operative të Komisariatit Sarandë, se tek plazhi  i quajtur “Çentrali” në lagjen nr.1, Sarandë, është konstatuar një predhë e vjetër luftarake.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe pritet mbërritja e forcave antieksploziv, për çaktivizimin dhe heqjen e predhës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *