Kamioni që u rrëzua në Vlorë, dalin detajet nga aksidenti: Shoferi dhe pasagjeri “fluturuan” nga xhamat

Detaje të tjera janë zbardhur përsa i përket aksidentit në Vlorë ditën e sotme. Mësohet e aksidenti ka ndodhur për shkak të shpejtësisë. Drejtuesi i kamionit bashkë me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.  Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Një është identifikuat dhe duket, por trupi i dytë po kërkohet. Zjarrfikësit, policia, por dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm, rreth orës 10:40, në bypasin Orikum-Kaninë, ku po kryhen punime.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *