Foto/ Majlinda Bregu “çmallet” me shoqërinë e vjetër, ja kush e shoqëroi sot në kafe

Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu është takuar këtë të hënë me “shoqërinë” e saj të vjetër.

Fotot e bëra nga paparaci, kapin “mat” Bregun teksa konsumon një kafe me Jorida Tabaku, deputete e PD-së, në një nga lokalet e “Air Albania”.

Kujtojmë se Bregu dhe Tabaku kanë punuar për disa vite bashkë në ministrinë e Integrimit në pozicionin e ministres dhe zv.ministres.

Në vitin 2011 Tabaku u largua nga ministria për të shkuar si nënkryetare e Bashkisë së Tiranës dhe më pas janë takuar sërish me Bregun në vitin 2013 ku së bashku ishin deputete të PD-së në kryeqytet.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *