Prokurori Çela raporton në KLP, tregon se kush janë prokuroritë me performancën me të dobët

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka raportuar sot në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, lidhur me punën e bërë nga institucioni që ai përfaqëson për vitin 2021.

Në raportin e dorëzuar janë mbartur 18 mijë dosja nga viti 2021. Ndërkohë gjatë një viti janë mbyllur 25 mijë dosje.

Lidhur me  performcancën e prokurorive, Tirana mban rekord me 9149 procedime të regjistruara pranë gjykatës së shkallës së parë.

Nga analiza në përqindje e raportit të çështjeve të përfunduara me procedimet e regjistruara në secilën prokurori për vitin 2021 evidentohet performancë më e ulët në Prokuroritë e rretheve gjyqësor Sarandë, Lushnje, Gjirokastër, Kavajë, Tropojë me tregues të përformancës nën 70 %, etj, ndërsa performanca më e lartë evidentohet në Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore Pukë, Kukës, Mat e Fier.

Të dhënat sipas secilës prokurori për vitin 2021 që tregojnë totalin (volumin e punës) janë: -18192 çështje të mbartura, -28349 çështje të regjistruara, -934 çështje të rifilluara dhe -13501 procedime të mosfilluara.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *