Drejtori i Përgjithshëm i Departamentit të Antimafias Italiane, Maurizio Vallone ka dhënë një deklaratë të fortë ditën e sotme.
“Mafia shqiptare punon për mafian kalabreze Ndrangheta. Mafia shqiptare ka marrë në nënkontraktim nga mafia kalabreze, menaxhimin e trafikut të drogës”.
Deklarata e tij është bërë gjatë vizitës në qytetin e Genovas në prezantimin e eventit mbi 30-vjeçarin e DIA, Departamentit të Antimafias Italiane.
“Prej 30 vitesh, rajoni i Ligurias, tha ai, ka hasur praninë e të gjitha mafiave, por investiguesit janë munduar t’i luftojnë infiltrimet e tyre në ekonominë e territorit. Aty ku ka më shumë sekuestrime, ka më tepër vëmendje. Mega sekuestrimet në portin e Genovas, nuk dëshmojnë jo vetëm shtimin e tranzitit të lëndëve narkotike, por dhe përmirësimin e aftësive inestigative”, shtoindër të tjera Vallone.