“Më detyronin dhe më dhunonin që të abortoja se e kisha vajzë” 38-vjeçarja rrëfen historinë e saj: Më kanë prerë me gërshërë dhe…

Emisioni “Me Zemër të Hapur” , me moderatore Evis Ahmeti, ka trajtuar sot historinë e tronditëse të një 38-vjeçareje, e cila ka përfunduar disa herë në spital pas dhunës të ushtruar nga bashkëshorti dhe motra e tij. 38-vjeçarja në lidhje live me studion me emisionin ka rrëfyer se shkuesi nuk e ka njohur më parë, sot babanë e katër fëmijëve të saj.

Ajo tregon se dhuna ka filluar që pas lindjes së fëmijës së dytë, gjë që nuk ishte në pëlqimin e bashkëshortit dhe familjarëve të tij. Ajo rrëfen se është keqtrajtuar dhe detyruar madje edhe të abortojë, duke ngritur pesha apo në forma të tjera çnjerëzore, pasi fëmijët pasi fëmijët duhet të ishin djem.

Pjesë nga rrëfimi i saj:

Nuk e dija çfarë është martesa, më fejuan me shkuesi dhe isha e detyruar ta merrja si burrë pasi ligji i kanunit në vendin tim, aty ku unë jam lindur ishte shumë i fortë. Në një farë mënyre unë jam kërcënuar që ta merrja këtë burrë. Erdhi dita për tu bërë nuse ata nuk pranuan donin të më merrnin pa dasmë, ka ndërhyrë vëllai im i madh i cili tha se motra ime do martohet me dasmë.

Pas 3 ditësh martesë unë sipas zakonit duhet të kthehesha në banesë te prindërit. Ato tre ditë ishin të mira, pas këtyre ditëve filluan pretendimet duke më kërkuar që të shkoja te lopa dhe të mos ndërrohesha dhe të mos beja tualet. Në atë moment bashkëshorti u largua në emigrim. Atë kohë unë jetoja edhe me njerëzit e bashkëshortit, konfliktet filluan pas një viti martesë, ndërsa dhuna ka vazhduar pas lindjes së fëmijës së dytë, pasi lindi vajzë dhe ai nuk e donte dhe kishte pretendime që ta abortoja. Por unë e kuptoja se nuk dëshiroja që të jetoja më në atë shtëpi. Zakoni aty në atë shtëpi ishte që nuk duhet të lindja vajza.

Por burri i bënte fëmijët pa dëshirë, madje vjehrra thoshte se duhet ti lindja fëmijët në shtëpi dhe nuk duhet të shkoja në spital, madje më kanë operuar me gërshërë që priten rrobat. Jam detyruar të abortoja duke më detyruar duke ngritur pesha të rënda duke më detyruar të ngrija plehun e lopës në qese të rënda. Një ditë nxora lopën dhe mbeta tek fusha dhe sa erdha në shtëpi më detyruan të bëja kafe nuk ndihesha mirë dhe rashë nga shkallët dhe doli koka e fëmijës.

Më kanë dhunuar ditën e pestë të lindjes së gocës pse ajo lindi vajzë. U zhvendosëm nga veriu i Shqipërisë në një zonë të Tiranës. Edhe aty më ka dhunuar pafund i shtyrë edhe nga familjarët e tij. Vjehrra i thoshte se gratë e martuara kanë lidhje jashtë martesore dhe ai më dhunonte pafundësisht edhe mua edhe fëmijët duke më çuar në një gjëndje të rëndë fizike të shtrohesha në spital. Burri me ka dhunuar barbarisht, ai më ka dhunuar edhe psikologjikisht mua edhe fëmijët.

Unë jam dhunuar nga motra e tij dhe nga vjehrra edhe nga kunati, edhe fëmijët i kanë dhunuar ata barbarisht sepse urdhrat e mbrojtjes i kanë edhe fëmijët. Jam kërcënuar nga kunati dhe prokurori duke mu kërkuar të mos ankimoja vendimin për dhunën. Ata nuk më kanë lenë kurrë rehat, madje më kanë kërkuar të bëjë divorcin sepse kishin plane për burrin duke i prezantuar apo martuar me dikë tjetër. Mendoj se ai gjatë kësaj kohe mund ta ketë bërë divorcin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *