U rrëzua kamioni që ata po punonin, policia për aksidentin në Vlorë: Viktimat ishin dy të rinj

Policia e Vlorës ka dhënë detaje mbi aksidentin e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në bypasin Orikum-Vlorë, ku viktimat kanë qenë 2 të rinj të cilët punonin në ndërtimin e këtij aksi.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit Armand Beu, 32-vjeç banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion Klajdi Kaja, 28-vjeç banues në Lushnje.
Siç është raportuar edhe më herët, shkaku i aksidentit tragjik me dy viktima dyshohet të ketë qenë shpejtësia.

Drejtuesi i kamionit së bashku me pasagjerin kishin ngarkuar kamionin me zhavor dhe ishin duke zbritur nga zona e Kaninës për në Orikum.

Nuk dihet nëse ka pësuar defekt apo nuk kanë funksionuar frenat, por drejtuesi i automjetit i cili nga frika se mos dilte nga rruga dhe binte poshtë në humnere është kthyer në mes të rrugës dhe është përplasur me anën e shkëmbit.

Përplasja ka qenë shumë e fortë sa të dy trupat kanë dalë nga xhami i kamionit, dhe ngarkesa me zhavor i ka mbuluar të dy trupat.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion shtesë

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë më parë, ku në bypasin Orikum-Kaninë, është rrëzuar një kamion, sqarojmë se kanë ndërruar jetë drejtuesi i kamionit shtetasi A. B., 32 vjeç,banues në Kavajë dhe pasagjeri në kamion shtetasi K. K., 28 vjeç, banues në Lushnje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *